사용자 환경을 개선하기 위해 이 웹 사이트의 쿠키 및 기타 기술을 사용합니다.
이 페이지의 링크를 클릭하면 당사의 개인 정보 보호 정책쿠키 정책에 동의하는 것입니다.
동의함 더 알아보기

Matu 정보

Matu është platformë online që shërben për përgatitje për testin e maturës.

Çfarë është MATU?

Matu është platformë online që shërben për përgatitje për testin e maturës. Në mënyrë që të jetë më e qasshme nga të gjithë nxënësit MATU është zhvilluar në tri platforma të ndryshme, në WEB, Android dhe iOS.

Kujt i shërben MATU?

Matu i shërben të gjithë nxënësve të cilët janë lodhur nga përdorimi i metodave klasike për përgatitjen e provimit të maturës.

Në MATU kemi bërë përmbledhjen e shumë librave, teksteve dhe informacioneve në një platformë të vetme e cila ka për qëllim përvetësimin e diturisë. Kjo platformë është ndërtuar enkas për të gjithë nxënësit që janë afër përfundimit të shkollës së mesme dhe dëshirojnë të përgatiten me anë të testeve online për provimin e maturës.

Me angazhimin e disa profesorëve, kemi arritur të krijojmë një mori testesh parapërgatitore për lëndët kryesore, ku nxenësit, pavarësisht se ku gjenden, e kanë mundësinë që lehtësisht të mësojnë duke i zgjidhur testet dhe njëkohësisht duke e parë rezultatin. Gjithashtu për secilën pyetje apo kapitull kanë mundësi të marrin informacione shtesë përmes librave elektronik apo videove.

MATU është menduar për të gjithë, pavarësisht se çfarë pajisje posedoni, telefon të mençur apo kompjuter.

Çfarë ofron MATU?

MATU ofron mundësinë për përgatitjen e nxënësve për testin e maturës. Përveç testeve të maturës MATU përmban edhe testet për klasët e ndryshme në lëndë të ndryshme.

Gjithashtu MATU ofron një shumëllojshmëri të modeve të përgjigjeve, përmban gjithsejtë 12 mode të ndryshme. E gjithë kjo është bërë që për nxënësit të mos jetë aspak e mërzitshme dhe njëkohësisht shumë atraktive. Përmes MATU mund të përcjellësh progresin personal drejtë zhvillimit dhe përgatitjes për testin e maturës apo edhe për testet e klasëve. Kjo mundësohet përmes panelit të historikut personal.

Përveq rezultatit përfundimtar në secilin test, MATU ofron informata të detajuara edhe për përgjigjet e dhëna. Në panelin e rezultateve mund ta verifikoni saktësinë e secilës pyetje, por jo vetëm kaq, në MATU mund të marrësh edhe tri infromata shumë të rëndësishme për secilën pyetje:

• Syllabusi - të jep informatën për klasën në të cilën është zhvilluar materiali i pyetjes.

• Referencën nga libri - të jep një përshkrim më të saktë se ku mund të lexosh më shumë në librin shkollor, pra specifikon titullin dhe faqen.

• Referenca alternative - mundëson zgjerimin e marrjes së informatës duke klikuar në linkun që është i ndërlidhur me përmbajtjen e pyetjes.

Nxënësit që dëshirojnë të përgatiten apo të masin njohuritë e tyre paraprake, mund t’i nënshtrohen testeve të ndryshme të cilat i ofron MATU.

최신 버전 1.1의 새로운 기능

Last updated on May 6, 2017

New features and bug fixes.

번역 로드 중...

추가 앱 정보

최신 버전

Matu 업데이트 요청 1.1

업로드한 사람

Rakesh Lathiya

필요한 Android 버전

Android 4.4+

카테고리

무료 교육 앱

더 보기

Matu 스크린 샷

언어
APKPure를 구독하십시오
최고의 Android 게임 및 앱의 초기 릴리스, 뉴스 및 가이드에 액세스하는 첫 번째 사람이 되십시오.
고맙지 만 사양 할게
가입하기
성공적으로 구독!
당신은 이제 APKPure에 가입되었습니다.
APKPure를 구독하십시오
최고의 Android 게임 및 앱의 초기 릴리스, 뉴스 및 가이드에 액세스하는 첫 번째 사람이 되십시오.
고맙지 만 사양 할게
가입하기
성공!
당신은 이제 우리의 뉴스 레터를 구독하고 있습니다.